75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Andi zbulon të vërtetën, kjo është arsyeja pse u nda me Melisen

Andi dhe Melisa janë dyshja që u bën çift falë programit të dashurisë, “Për’puthen”.

Edhe pse kanë kaluar shumë sfida bashkë, duket se tani kanë vendosur t’i ndajnë rrugët, shkruan Indeksonline.

I ftuar tek “E diell”, Andi zbuloi arsyen e vërtetë që çoi deri tek ndarja.

Kishim shumë kohë që ziheshim madje edhe për një fjalë goje. Për 1 vit rresht të zihesh tri herë në ditë i lë punët e tua mbas dore, i lë gjërat e tua pas dore harron gjithë botën. Në momentin kur lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj në të mirën e të dyve. Kjo është përgjigja”, përfundoi ai./Indeksonline/