09:20 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Andi Zeqiri, afër skuadrës së madhe të Series A

Andi Zeqiri do të vazhdojë karrierën e tij në Serien A te Parma.

Sulmuesi që pritet t’i bashkohet Kosovës në ndeshjet e tetorit ka zgjedhur të transferohet në një nga ligat më të forta në Evropë.

Sipas mediave italiane, Parma ka gjetur akordin me Lozanën për një transferim që kap shifrën prej 3.5 milionë eurosh, shkruan Indeksonline.

21-vjecari edhe më parë ka luajtur në Itali pasi kishte qenë i huazuar për një vit te të rinjtë e Juventusit.

Në sezonin e fundit Andi ka zhvilluar 33 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola në Zvicër.

Lojtari është duke pritur për t’i kompletuar dokumentet dhe do të veshë edhe fanellën e Kosovës, pavarësisht se Zvicra po mundohet ta mbajë me të gjitha forcat. /IndeksOnline/