Andi Zeqiri ende nuk ka zgjedhur përfundimisht përfaqësimin e Zvicrës

Mundësia që Andi Zeqiri të zgjedh Kosovën ende mbetet e hapur.
Këtë e pohon babai i tij, Avdiu.
Sulmuesi i Brighton and Hove Albion, nuk ka regjistruar ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar të Zvicrës.
Ai ishte ftuar në listën e gjerë të përzgjedhësit Vladimir Petkoviq për kampiontin evropian ‘Euro2020’, por megjithatë u la jashtë listës finale.
“Nuk ka zhvillu ndeshje me Zvicrën, ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar. Po presim” deklaroi Avdi Zeqiri për Indeksonline.
Kombëtarja e Kosovës ka dy vite që ka tentuar ta bind Zeqirin të luaj për ‘dardanët’.
Drejtori i ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti këtë javë deklaroi se Zeqiri ende i ka dyert e hapura te Kosova.
/Indeksonline/