75 Mall Live Search
17:58 / E Diele, 14 Qershor 2020 / C E

Andi Zeqiri i pandalshëm, shënon supergol ndaj Baselit

Laussanne dhe Basel po luajnë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

90 minutat kanë përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 dhe ndeshja do të luhet me vazhdime, shkruan Indeksonline.

Baseli ishte në epërsi të dyfishtë derisa në skenë doli futbollisti kosovar Andi Zeqiri.

Zeqiri shënoi një gol mjaftë të bukur dhe rihapi sfidën për ta barazuar rezultatin më pas shoku i tij, Gissmann.

Sulmuesi 22 vjeçar shumë shpejt mund të vesh fanellën e Dardanëve pasi deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e grupmoshave të reja të Zvicrës. /IndeksOnline/