Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Andi Zeqiri është duke kërkuar një klub të ri gjatë merkatos së verës.
Ashtu raporton edhe gazeta e famshme “helvetike”, Blick, me lojtarin shqiptar që tashmë i ka treguar edhe klubit Genk KRC që dëshiron largimin, shkruan Indeksonline

26-vjeçari ishte afër marrëveshjes me Borussia Monchengladbach, por duket se ka dështuar dhe tashmë janë hapur dyert për të biseduar me skuadra të reja.
Skuadra belge kërkon 3 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Zeqiri sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra tjetër në Belgjikë, Standard Liege./Indeksonline/
Nati-Stürmer Andi Zeqiri (26) wird seine Schuhe bald nicht mehr in Belgien schnüren. Wohin es den Waadtländer ziehen könnte – und was Genk-Trainer Thorsten Fink (57) über den Angreifer zu berichten weiss. https://t.co/vVtsXzQ1hs
— Blick (@Blickch) August 14, 2025