19:10 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Andi Zeqirit s’i mbetët hatri, i çon mesazh Zvicrës: “Shihemi së shpejti…”

Andi Zeqiri nuk është përzgjedhur nga trajneri Vladimir Petkovic për Kampionatin Europian EURO20.

Sulmuesi i Brightonit shpresoi se do të udhëtonte me ekipin e Zvicrës për në Kampionat Europian, por trajneri, Petkovic nuk e futi në listën e 26-të futbollistëve, shkruan IndeksOnline

Duket se Zeqirit nuk i ka mbetur hatri për mos-ftesën. Përmes rrjeteve sociale ai u ka thënë Helvektikëve: “Shihemi së shpejti”.

Kujtojmë që për Andin në garë është edhe Kombëtarja e Kosovës. Madje, Zeqiri kishte veshur edhe fanellën e ‘Dardanëve’ por në fund zgjodhi Zvicrën.

Ai po ashtu është shpallur person non-grata nga tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’./IndeksOnline/