Andin Hoti reagon pasi u propozua nga Kurti si Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Pasi Albin Kurti e prezantoi emrin e tij për ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti ka shprehur mirënjohjen e tij për vlerësimin dhe besimin për ta udhëhequr këtë dikaster.
Ai ka theksuar se puna në institucione nuk është privilegj por detyrë dhe shërbim ndaj qytetarëve.
”Jam mirënjohës për vlerësimin dhe besimin që më është dhënë për të udhëhequr një dikaster kaq të rëndësishëm si Ministria për Familjen dhe Mirëqenien Sociale, pjesë e kabinetit qeveritar të z. Kurti, një ministri që përfshin kategoritë më të ndjeshme sociale në Republikën e Kosovës.Ky është vendim i imi, i menduar mirë dhe i bazuar në rrethanat aktuale.Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar, ashtu si edhe përkushtimi ndaj punës dhe ndaj vendit tonë.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

