Andin Lokaj tallet me Realin: Manchester City bëri stërvitje

Manchester City ka kaluar në finale të Champions League, pasi eliminoi real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, City fitoi me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, gazetari dhe analisti kosovar, Andin Lokaj, është tallur me Real Madridin ku tha se kjo manchester city në këtë ndeshje bëri stërvitje.
”Nuk fituan as Milani as Reali…Se këto dy skuadra tradita ka pas me i kualifiku…
Po nuk ta vet kush traditën, ndeshje hajgare, Manchesteri City bëri seancë stervitore si me luajtë më fëmijë
Titulli fitohet me meritë në këtë mënyrë, kur i poshtëron kundërshtarët, e këtë e bënë Guardiola.”, ka thënë Lokaj./IndeksOnline/