Andin Lokaj: Unë nuk e dua Shqipërinë, e dua Kosovën
Kosova sonte do të luaj me Anglinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Komentatori i njohur, Andin Lokaj ka qenë i ftuar në një emision në RTK ku ka dhënë një deklaratë të çuditshme.
Ai ka thënë se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë dhe e do vetëm atë të Kosovës.
“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.
Andin Lokaj njihet për komentimet interesante që bën dhe pritet që sonte të komentoj edhe ndeshjen e Kosovës. /IndeksOnline/