Andre Silva ribashkohet me Milanin
Andre Silva është rikthyer te Milani pas një sezoni i huazuar te Sevilla në La Liga.
Sulmuesi portugez është bashkuar me skuadrën në stërvitjen e parë para fillimit të sezonit të ri dhe udhëtimit në Amerikë.
23 vjeçari u bashkua me Milanin në vitin 2017 nga Porto për rreth 40 milionë euro, por në sezonin e parë shënoi vetëm dy gola.
Ai u huazua te Sevilla në sezonin e kaluar, ku në 27 ndeshje ka shënuar nëntë gola.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo është i interesuar të provoj kapacitetin e tij në parasezon dhe më pas të vendos nëse do ta mbaj apo jo.
Tekniku italian preferon lojën me dy sulmues dhe Silva mund të jetë i duhuri përkrah Piatek në sezonin e ri. /IndeksOnline/
