75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Andre Silva rikthehet te Milani, kërkohet një ide shkëmbimi

Andre Silva nuk do të blihet nga Sevilla pas një sezoni huazim në La Liga.

Portugezi pati një start shumë të mirë por në fund nuk arriti të përmbush objektivat e andaluzianëve.

Çmimi i tij prej 40 milionë euro duket i shtrenjtë dhe ai tashmë do të rikthehet në Itali te Milani, shkruan Indeksonline.

Por agjenti i tij, Jorge Mendes po kërkon një mundësi shkëmbimi pasi që nuk do ti pëlqente që klienti i tij të qëndronte si zëvendësues i Piatek.

Pozicioni i Leonardo është në bilanc, kështu që gjithçka do të diskutohet sërish në rast lamtumire.

Gjithashtu për të do të varet shumë edhe trajneri i sezonit të ardhshëm, pasi që me një lojë me dy sulmues Silva do të ishte krahu ideal i polakut. /IndeksOnline/