Andres Iniesta pas pensionimit blen një klub në Danimarkë

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta para disa javësh u pensionua nga sporti i futbollit, por nuk është larguar krejtësisht.
Sot, u bë edhe zyrtare – Iniesta dhe kompania e tij NSN kanë blerë klubin nga Danimarka, FC Helsingor, shkruan Indeksonline

Iniesta së bashku me një kompani nga Zvicra, Stoneweg janë tashmë pronar të rinj të klubit danez.
Ish-lojtari i Barcelonës vazhdon të investojë në futboll, derisa po punon shumë për t’u bërë edhe menaxher në vitet e ardhshme./Indeksonline/