Andresa pozon me barkun e rrumbullakosur krah partnerit

Andresa Ambrosio, braziliania që shohim çdo të diel në “E diela shqiptare” do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e ndau gjatë verës dhe tani nuk nguron të postojë në rrjete sociale foto me barkun e rrumbullakosur.
Megjithatë këtë herë ka qenë partneri i saj, Mirko që ka ndarë një foto shumë të bukur bardh e zi. Çifti shfaqet duke pozuar krah njëri-tjetrit teksa në sy bie barku i Andresës. Kujtojmë që ata do të bëhen me një djalë.
