20:35 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Andrich heroi i Leverkusenit, skuadra e Granit Xhakës mbetët pa humbje

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka barazuar 2:2 ndaj Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Musafirët ishin duke fituar 0:2 me golat e shënuar nga Fuhrich dhe Undav, shkruan Indeksonline

Por, Xabi Alonso bëri disa ndryshime që erdhi deri te rezultati i barabartë.

Fillimisht golin e parë e shënoi Adli në minutën e 62’të, kurse golin e barazimit e realizoi mesfushori gjerman, Andrich në sekondat e fundit.

Me këtë barazim, Leverkusen mbetët i pamposhtur në të gjitha garat në 46 ndeshje./Indeksonline/