09:01 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Andrra dhe Sinani festojnë ditëlindjen e djalit

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një nga çiftet më të dashura për publikun.

Ata së bashku shfaqen vazhdimisht nëpër paraqitjet që bëjnë qoftë nëpër rrjetet sociale apo edhe në evenimentet e ndryshme, shkruan Indeksonline.

Çifti me 25 Maj të vitit 2016 u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre që e pagëzuan me emrin Ansi.

Sot Andrra përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka uruar djalin e saj me rastin e ditëlindjes së saj të 4-të.

E falenderoj Zotin per gjithcka kam, por asnjehere s’do te jete mjaftueshem per ty! E di, e ndiej se dielli yt nuk do te shuhet kurre, por cfaredo qe te na servire jeta, une premtoj te jem me ty pakohe ne cdo hap tendin.Mos e ndal kurre vrapin e jetes, per askend e asgje…

Je ne cdo lutje timen, biri im! Te dua sikur mos te kishte nje te neserme…

4 vite me Ty ishin me shume se nje enderr…Gezuar ditelindjen, bekimi im i çdo dite!”, ka shkruar Andrra në dedikimin ndaj të birit.