75 Mall Live Search
21:21 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Andrra feston ditëlindjen, pranon dhurata nga Sinani dhe i biri

Andrra Destani është një personazh mjaft i njohur në publikun shqiptar.

Kjo për shkak se ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, shkruan Indeksonline.

Në shumë raste Andrra ka marrë vëmendjen e mediave rozë dhe të publikut për shkak të bukurisë së saj dhe paraqitjeve të vazhdueshme nëpër rrjetet sociale.

Andrra së fundmi ka festuar ditëlindjen në këtë kohë karantine por që nuk ka kaluar pa marrë dhurata dhe befasi nga burri i saj dhe djali.

Ata i kanë organizuar një festë në ambient shtëpiak duke e befasuar Andrrën e cila këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që i ka publikuar. /Indeksonline/