75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Andrra, koncert në Prishtinë dhe Prizren

Fatime Kosumi e njohur si Andrra, do të mbajë dy koncerte në Kosovë.

Më 8 mars ajo do të jetë në Prishtinë në Kino Aramata, ndërsa më 9 në Prizren do të performojë në Prizren në Kino Lumbardh.

Pak ditë para koncertit, artistja ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e këtyre ngjarjeve, teksa, ka treguar se hyrja është gratis.

Shoqni, koncertet ne Prishtine dhe ne Prizren jane organizim nga Fondacioni Jahjaga, Ambasada Gjermane ne Prishtine dhe Kino Armata dhe Lumbardhi. Si pjese e nje konference ditore qe i jep za te mbijetuarit e dhunes seksuale ne luften e Kosoves, koncerti ne Prishtine do jete gjysem me ftesa dhe pjesa e mbetur eshte e hapur per publik. HYRJA ESHTE GRATIS po nuk ka shume vende. HAJDENI SA MA HERET – ju presim me padurim”, ka shkruar Andrra./Indeksonline/