Andy Robertson çaktivizoi llogarinë e tij, në Twitter, pas humbjes ndaj Napolit
Andy Robertson duket se ka çaktivizuar llogarinë e tij në Twitter pas humbjes së Liverpoolit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i majtë shkaktoi një penallti të vonë ndaj Napolit pasi kampionët evropianë pësuan një humbje 2:0.
Robertsoni u gjykua se kishte fauluar Jose Callejon. Shumë besojnë se Callejoni simuloi, duke përfshirë Jurgen Kloppin, por gjyqtari Felix Brych tregoi vendin e duhur dhe VAR nuk e konsideroi atë një gabim.
Robertsoni pranoi një numër të madh të postimeve abuzive pas performancës së tij, dhe duket se ka çuar lojtarin deri në çaktivizimin e llogarisë së tij në Twitter, transmeton Indeksonline.
Është turp nëse Robertsoni ka ndierë nevojën të largohet nga mediat sociale si rezultat i postimeve abuzive drejt tij./Indeksonline/

