Andy Ruiz rikthehet në ring në pranverë, sfidë me veteranin amerikan

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, ish kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë në pranverën e këtij viti ndaj amerikanit Chris Arreola.
Ky i fundit ka dueluar më parë dy herë për titullin kampion të kategorisë WBC (ndaj Bermane Stiverne dhe Deontay Wilder), por në të dyja rastet është mundur.
Andy Ruiz, 33 fitore e 2 humbje, do të rikthehet në ring pas një viti e gjysmë nga dueli i tij i fundit, kur humbi titujt në revanshin ndaj Anthony Joshua (dhjetor 2019).
Dy boksierët kanë kohë që diskutojnë mes tyre dhe duket se marrëveshja tashmë është e përfunduar e pritet vetëm zyrtarizimi.
39-vjeçari Arreola, (38 tore, 6 humbje e 1 barazim) është një veteran i peshës së rëndë. Kjo sfidë mes tyre shihet si një test dhe fituesi do të ketë mundësi të duelojë më tej sërish për titullin kampion.