Andy Ruiz sonte rikthehet në ring/ Luan Krasniqi: Duhet patjetër të fitoj, përndryshe…

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Andy Ruiz sonte rikthehet në ring.
Ruiz do të luftoj kundër Chris Arreola në ‘Dignity Health Sport Park’ në Kaliforni, shkruan IndeksOnline
Rikthimin e Andy Ruiz në ring e ka komentuar edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
Ai thotë se Ruiz duhet patjetër të fitoj sonte nëse dëshiron të luftoj sërish për titull të botës.
“Andy Ruiz JR kthehet në ring, këtë herë me 40-vjeçarin Chris Arreola. Një fitore është e domosdoshme për Ruiz, përndryshe për një luftë tjetër për kampion bote do të ishte shumë larg”, ka thënë Krasniqi.

Meçi mes Ruiz dhe Arreolas do të zhvillohet nga ora 21:00 (në Amerikë), me kohë tonën rreth 5:00 të mëngjesit./IndeksOnline/