Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu marrin pozita në FFK

Ish-futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu janë emëruar në pozita të reja.
Këtë e bënë të ditur vetë FFK-ja në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu, dy nga ikonat e Kombëtares së Kosovës, rikthehen në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë herë si ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare!

Anel Rashkaj do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit teknik të FFK-së, duke sjell përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit.

Hekuran Kryeziu do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve. Mirë se vini në shtëpinë tuaj për një kapitull të ri dhe të rëndësishëm për futbollin e Kosovës!