Anelka letër Mbappes: Largohu nga PSG, nëse e do Topin e Artë

Nicolas Anelka i ka shkruar letër yllit francez, Kylian Mbappe. Ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane e ka këshilluar Mbappen që të largohet nga PSG.
Sipas tij, Mbappe kurrë nuk mund të arrij kulmin në futboll si lojtar i PSG-së.
“Nëse dëshironi të merrni vlerësimet më të larta, do të duhet të largoheni nga PSG. Çfarëdo që të bëni në Paris do të jetë e mirë, por dikush gjithmonë do të thotë, epo e keni bërë këtë me PSG në Francë. Premierliga dhe La Liga janë dy më të fortat, atje garoni me lojtarët më të mirë në botë. Anglia ka futbollin më të vështirë dhe më kualitativ. Nëse do të jesh më i miri, duhet të luaj në City, Liverpool, Chelsea ose Arsenal” ka qenë këshilla e Anelkas për Mbappen./Indeksonline/