Anembanë Britanisë së Madhe, radhë të gjata të njerëzve për të votuar!
Supozohet të jenë zgjedhjet më të rëndësishme. Kështu që mund të imagjinoni gjendjen e radhëve në vendvotime të shumta në Britaninë e Madhe.
Sondazhet kanë qenë të hapura vetëm për dy orë, por tashmë radhë të gjata të njerëzve po presin për të marrë pjesë në demokraci.
Por britanikët njihen si njërëz shumë të rregullt, e që dinë si të mbajnë rendin teksa votojnë, transmeton Indeksonline.
Aidan Conway në Balham tha se ai kurrë nuk ka parë një radhë kaq të gjatë gjatë zgjedhjeve.

Andrew, gjithashtu bëri një fotografi të radhës së madhe në një vendvotim tjetër.
Steven Swinford, zv.redaktor në “TheTimes” bëri një fotografi të një radhe tjetër në Bettersea, ku mbi 100 njerëz ishin para tij, e shumë të tjerë pas.
Martin Archeri u shpreh se po pret mbi 45 minuta për t’i ardhur radha në mënyrë që të votojë.

Ngjashëm janë shprehur edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët sot iu drejtuan kutive të votimit.
Britania e Madhe gjendet para një situate shumë të rëndësishme, për të zgjedhur udhëheqësin e ri, pasi Theresa May pati dhënë dorëheqjen./Indeksonline/




