Anemia në shtatzëni, shkaqet dhe trajtimi!
Anemia e njohur në popull si pagjakësia, paraqitet kur zvogëlohet numri i rruzave të kuqe të gjakut që quhen eritrocite. Gjatë shtatzanisë anemia është e zakonshme dhe në shumicën e rasteve është lehtë e trajtueshme.
Nëse nuk trajtohet nën vëzhgimin e mjekut, anemia mund të sjellë probleme për shtatzënën dhe frytin. Pa sasi të mjaftueshme të hekurit rritet rreziku nga lindja e parakohshme, furnizimi i frytit me oksigjen është i dobët si pasojë e mungesës së hemoglobinës dhe ka mundësi të mëdha të paraqitjes së infeksioneve.
Është e rëndësishme që krahas terapisë së duhur, të referuar gjithmonë nga mjeku, ju të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme e të pasura me hekur.
Në kontakt të vazhdueshëm me mjekun, në spitalin ‘’FATI IM’’ ju do të merrni këshillat e duhura për të luftuar këtë gjendje dhe për të pasur ecuri të një shtatzënie të shëndetshme.
SPITALI ‘’FATI IM’’ ATY KU MREKULLIA FILLON!
045322250
048322250
038600505