75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Anesteziologia e QKUK-së: Duhen vendosur masa të ashpra deri në ardhjen e vaksinës

Anesteziologia e QKUK-së Agreta Gecaj-Gashi, po konsideron se vendi duhet të futet në masa strikte s ai përket një menaxhimi të mirëfilltë të pandemisë.

Ajo thotë se të gjitha shtetet kanë vepruar me masa, varësisht prej kapaciteteve shëndetësore që të njëjtit i posedojnë.

“Unë mendoj që duhet të vendosen masa strikte deri në ardhjen e vaksinës. Të gjitha shtetet kanë vepru me masa, varësisht prej kapacitetit shëndetësor që e kanë. Sistemi8 jon shëndetësor është që 20 vjet i lanun anash, shumë i brishtë. Falë vullnetit të personelit shëndetësor kemi arritur që ta menaxhojmë pandeminë”, ka thënë ajo.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19.

Krasniqi tha se po bëhet maksimumi që të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.

E vaksinat anti-Covid në Kosovë pritet të arrijnë gjatë muajit mars. Kështu po deklaron ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai tha se tha se për sigurimin e vaksinës, ministria është angazhuar shumë herët.

Megjithëkëtë Zemaj thotë se është dashur të plotësohen disa kushte që të vijnë 33 mijë vaksina ngs Covax.

‘‘Angazhimin i jonë për sigurimin e vaksinës ka nisur shumë herët, në bashkëpunim me ndërkombëtarët,. Është dashtë disa parakushteve që ti Plotësojmë për blerjen e këtyre vaksinave. Besojmë që shumë shpejt që edhe në Kosovë do të vijnë këto  vaksina, Covaxin e kemi datën,  33 mijë 600 doza, në javën tjetër do filloj prodhimi i tyre për Kosovën dhe është çështje ditësh ardhja e tyre.“, tha Zemaj në kanal10.