75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 16 Janar 2026 / P M

Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni dot me mend

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin te sfida e anëtarësimit në BE. Rama foli për kushtet e vështira që BE-ja i ka vendosur Shqipërisë.

Më tej, kryeministri udhëzon kolegët e tij të mos të krahasojnë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës.

“Procesi i diskutimeve dhe rigatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo është marrë lehtë si një proces ne kemi të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri. Kemi lirinë për të negociuar. Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë të diskutojmë.

Negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit evropian, negocimet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diktuar sepse që t’i hyjmë diskutimit të një ligji të tillë duhet të ridiskutojmë a duhet të hyjmë në në BE apo jo.

Me të drejtë disa shokë dhe kolege bëjnë gabimin që bëja un deri kur e mësova që nuk duhej bërë. Marrin një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me komisionin dhe fillojnë  referohen vendeve të tjera të BE. Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shprehur që ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, ju jeni Shqipëria.

Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërisë. I gjithë procesi i anëtarësimit ka sjellë rëndim të kushteve për atë që ka ardhur më pas. Ata që kanë hyrë në fillim në BE e kanë pasur shumë më të lehtë procesin dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte. Kanë qenë shumë më të papërgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata më pas që kanë pasur më shumë kushte se ata. Tani jemi ne vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi kushte që as Kroacia nuk do ti merrte dot me mend”, tha Rama.