Anëtarët e KPK-së vizitë zyrtare në SHBA
Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë filluar një vizitë pune në Washington DC dhe New York.
Delegacioni i anëtarëve të Këshillit prokurorial i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj, kanë zhvilluar takime në Zyrën e Përgjegjësisë Profesionale, Sektorin e Integritetit Publik, Byron e Statistikave të Drejtësisë, Zyrën e Politikave dhe Legjislacionit si dhe Gjykatën e Lartë në Washington DC.
Gjatë këtyre takimeve janë shkëmbyer përvoja të rëndësishme të cilat pritet të kenë ndikim pozitiv në efektivitetin dhe efikasitetin e punës së Këshillit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi.
Gjithashtu, është premtuar bashkëpunim dhe mbështetje e vazhdueshme për punën e sistemit prokurorial të Kosovës, edhe në të ardhmen. Ditëve në vijim, programi i vizitës do të vazhdoj në New York, ku do të ketë takime në FBI, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin publik, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë si dhe çështjet e terrorizmit.