75 Mall Live Search
19:38 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Anëtarët e PDK-së të pakënaqur me kryesinë e re, e shprehin edhe publikisht

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj partisë edhe publikisht, shkruan IndeksOnline.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj i ka dërguar një letër publike kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Çelaj përmes kësaj letre ka thënë se po shpreson që të ndalen disa veprime që po e dëmtojnë partinë dhe Veseli ta shpëtoj PDK-në nga kjo rrugë që ka marrë, transmeton Indeksonline.

“Unë ende konsideroj që ju jeni njeri shumë i mirë, por jeni rrethuar me njerëz të cilët po ju këshillojnë që të mos jeni ai që keni qenë, por të bëheni dikush tjetër.”, ka shkruar ndër të tjera Çelaj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, i cili e ka shpërndarë letrën e Çelajt, duke i ftuar njerëzit të lexojnë letrën e tij.

“Mos e le pa e lexu letren e Lirakut.

Aktivisti i cili ka mendim e guxim, nje shans per partine se si duhet gjithmone e gjithnje e perbashkta te jete para personales. T‘lumt!”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se tash e një javë thuajse askush nga 24 të emëruareit e kësaj partie nuk e kanë bërë  publike hyrjen në Kryesi të Partisë.

Ai ka vlerësuar se zgjedhja anëtarë i Kryesisë qendrore të një partie, e sidomos PDK-së, do duhej të ishte nder, krenari dhe privilegj.

“Po bëhen një javë nga emërimi i Kryesisë së re të PDK-së dhe ajo çka po më bën përshtypje, pothuajse asnjë nga 24 të emëruarit (me ndonjë përjashtim të vogël), nuk e bënë publike përmes rrjeteve sociale hyrjen në Kryesi të partisë.

Konsideroj se emërimi/zgjedhja anëtarë i Kryesisë qendrore të një partie, e sidomos PDK-së, do duhej të ishte nder, krenari dhe privilegj dhe si i tillë do duhej të përbënte lajm për secilin anëtarë.

Mirëpo për një pjesë të anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, emërimi në organe të tilla është bërë rutinë e zakonshme, sepse per shumë vite mbajnë pozita të tilla, duke ruajtur privilegjet partiake e institucionale”, ka shkruar ai./IndeksOnline/