21:18 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Anëtari i bordit të AKP-së i reagon keq Mimoza Kusarit pas paralajmërimit se do të mbyllet ky institucion

Anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare së Privatizimit , Hajzer Salihu e ka sulmuar rëndë përmes një shkrimi në “Facebook” shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , shkruan IndeksOnline.

Anëtari i bordit së AKP-së ka reaguar  pas njoftimit se VV ka rekomanduar që në seancën plenare të shkarkohet bordi i këtij institucioni.

Salihu tha se ajo po e luan rolin e zëdhënëses së kryeministrit Albin Kurti.

“Qesharak sepse performanca e AKP për vitin ne të cilin ju e keni shqyrtuar Raportin Vjetor, është atakuar direkt me vendimet e Kryeministrit z. Kurti, e me vonë edhe Kryeministrit pasardhës të tij z. Hoti (qe të pezullohet mandati i AKP qe ka sipas Ligjit për AKP-transformimi i pronës shoqërore), dhe është tendencioz sepse ju mashtroj intuita juaj kur u ekzaltuat se tepërmi, vetëm e vetëm qe ti hyni sa me shumë ne qejf z. Kurti, kur mbase edhe pa dashje (apo edhe me të), ju paralajmëruat se po përgatitni rrugën për emërimin e Bordit të ri! Do të thotë qe rekomandimi qe keni dërguar ne Kuvend për shkarkim, është veprim qe juve u duhet për krijimin e hapësires për ngarkim të ri! Ju me këtë qasje thjesht shpërfaqet synimin tuaj qe ne udhëheqjen e këtij Institucioni doni qe të sillni koka tjera, koka këto qe janë të njëjta si tuajat!”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Mimoza Kusari-Lila, sot ne një konferencë për shtyp e ekzaltuar po luante rolin e zëdhënses se z. Kurti, edhe pse do duhej të luante nje rol tjetër, te paktën të mbronte dinjitetin e saj prej një ekonomiste profesioniste! Por ja qe disa njerëz politika i then ne kurriz, edhe atëherë kur besojnë qe profesionalisht gjërat nuk qendrojnë ashtu siç edhe vetë i thonë, prapë i nënshtrohen qëndrimit të diktatit politik,  kundrejt një qëndrimi etik dhe profesional qe do duhej ta mbronin si profesionist.

Mimozë, para se të dilje qe të flisje si zëdhënëse e Qeverisë, do te takonte qe se bashku me statistat e kësaj shfaqeje skenike qe kishe ne krahë, dinjitetshëm të përfaqësonit pozitën e deputetit të cilën ua ka besuar qytetari. Do duhej qe ta pyesnit porositësin e kësaj shfaqje (z. Kurti) se çka ne të vertetë Ai ka ne plan për AKP? A don qe ta shuaj (siç kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore), qe ta transferoj ne një agjenci brenda Qeverisë (siç e ka vendosur ne programin qeverisës), apo të lejoj funksionimin e saj me statusin e tanishëm, por vetëm se jo me këtë Bord, por me Bordin qe do të zgjedh Ai vetë?

Mimozë, këto janë tri qëndrime shumë të ndryshme të porositësit tuaj, brenda një periudhe kohore të shkurtër jo me shumë se 4 mujore!  Këtë ndryshim qëndrimesh me se paku mund ta quajmë mos konsistencë politike, për mos të thënë një pa aftësi e frikshme për të krijuar një vizion strategjik për temat serioze qe janë të interesit shtetëror.

Mimozë, arsyetimi i mjerë i yti dhe i porositësit tuaj se shkarkimi po bëhet për performancë të dobët është sa qesharak edhe tendencioz!

Qesharak sepse performanca e AKP për vitin ne të cilin ju e keni shqyrtuar Raportin Vjetor, është atakuar direkt me vendimet e Kryeministrit z. Kurti, e me vonë edhe Kryeministrit pasardhës të tij z. Hoti (qe të pezullohet mandati i AKP qe ka sipas Ligjit për AKP-transformimi i pronës shoqërore), dhe është tendencioz sepse ju mashtroj intuita juaj kur u ekzaltuat se tepërmi, vetëm e vetëm qe ti hyni sa me shumë ne qejf z. Kurti, kur mbase edhe pa dashje (apo edhe me të), ju paralajmëruat se po përgatitni rrugën për emërimin e Bordit të ri! Do të thotë qe rekomandimi qe keni dërguar ne Kuvend për shkarkim, është veprim qe juve u duhet për krijimin e hapësires për ngarkim të ri! Ju me këtë qasje thjesht shpërfaqet synimin tuaj qe ne udhëheqjen e këtij Institucioni doni qe të sillni koka tjera, koka këto qe janë të njëjta si tuajat!

Mimozë, ju edhe mund të na shkarkoni, por mos e harroni një gjë: Ju kurrë nuk do të mund të na nënshtroni. Go ahead Mimi & CO!