Anëtari i Bordit “Uniteti”, Agim Krasniqi jashtëligjshëm mban dy poste!

Anëtari i bordit i Ndërmarrjes Publike Rajonale të Mbeturinave “Unitet”, Agim Krasniqi po vazhdon të i mbaj dy poste në të njëjtën kohë.
Krasniqi tani ka pranuar edhe postin e asamblistit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.
Këtë shkelje, Krasniqi e bëri duke mos dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit “Uniteti”.

Krasniqi më 25 mars të këtij viti ka nënshkruar deklaratën nën betim për asamblist ndërsa një ditë më pas, 26 mars 2021, mori pjesë në mbledhjen e ndërmarrjes regjionale.
Për shkak të konfliktit të interesit, një asamblist nuk mund të zgjedhet anëtar bordi në kompanitë publike.

Indeksonline ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), për të konfirmuar shkeljen e tillë.
Mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi, ende nuk kemi pranuar përgjigje nga departamenti përgjegjës i AKK-së.
Po ashtu, Indeksonline ka provuar disa herë radhazi të kontaktojë me Agim Krasniqin, por që kontakti me të ka qenë i pamundur./Indeksonline/