Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja: Prokuroria Speciale të hetojë dyshimet për parregullsi në Mitrovicë
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK’ja, Ilir Gashi, ka reaguar pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave në Mitrovicë dhe dyshimeve të ngritura, të cilat ka thënë se duhet të hetohen me seriozitet nga Prokuroria Speciale.
Ai ka kërkuar angazhim të plotë nga institucionet përgjegjëse në mënyrë që “çdo dyshim të zbardhet dhe të mbrohet integriteti i votës së qytetarëve”.
“Si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, kërkoj një përgjigje të qartë, të shpejtë dhe profesionale nga Kryetari i KQZ-së dhe Drejtori i Sekretariatit, për të sqaruar si dhe pse ka ardhur të ky “defekt” në disa vendvotime në Mitrovicë. Ne nuk do të lejojmë asnjë formë të tjetërsimit të vullnetit qytetar. Prandaj, kërkojmë angazhim të plotë dhe serioz nga hetuesia, prokuroria dhe gjyqësia, në mënyrë që çdo dyshim të zbardhet dhe të mbrohet integriteti i votës së qytetarëve”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pamjet që po qarkullojnë në media, të cilat ngrejnë dyshime të bazuara mbi parregullsi të mundshme në disa vendvotime, duhet të hetohen me seriozitet nga Prokuroria Speciale, në mënyrë që të zbulohet e vërteta e plotë rreth asaj që ka ndodhur.
Vetëm një hetim i plotë, i pavarur dhe profesional mund të garantojë transparencë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
Si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, kërkoj një përgjigje të qartë, të shpejtë dhe profesionale nga Kryetari i KQZ-së dhe Drejtori i Sekretariatit, për të sqaruar si dhe pse ka ardhur të ky “defekt” në disa vendvotime në Mitrovicë.
Ne nuk do të lejojmë asnjë formë të tjetërsimit të vullnetit qytetar. Prandaj, kërkojmë angazhim të plotë dhe serioz nga hetuesia, prokuroria dhe gjyqësia, në mënyrë që çdo dyshim të zbardhet dhe të mbrohet integriteti i votës së qytetarëve

