75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anëtari i KQZ-së: VV-ja po vonon certifikimin, s’është e gatshme ta formojë Qeverinë me LDK-në

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim të vonimit të certifikimit të rezultateve ka bërë ankesë në pakot që janë pranuar për shkatërrim dhe jo numërim.

Gashi thotë se ato pako, të cilat po insiston VV-ja të numërohen, kanë ardhur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe janë pako të destinuara për shkatërrim.

Po ashtu, Gashi thotë se në fakt si material “sensitiv” është përdorur jashtë çdo procedure, pa mbikëqyrje, pa informim dhe pa përcjellje të policisë. Ato n’fakt nuk janë as material sensitiv dhe për KQZ-në, janë të papërdorshme.

Statusi i plotë i Gashit

Se Vetëvendosje nuk ka gatishmëri të formojë Qeverinë me LDK-në kjo po shpërfaqet qartë në skenarët e saj përmes manipulimit të votave nga diaspora.

Vetëm me qëllim të vonimit të çertifikimit të rezultatateve Vetëvendosje ka bërë ankesë në pakot që janë pranuar për shkatrrim dhe jo numrim! Këto pako janë:

1). pas shpalljes së rezultateve përfundimtare,
2). pako që janë të destinuara për procedurën e shkatërrimit-asgjësimit të materialit zgjedhor dhe
3).Në fakt, si material “sensitiv” është perdorur jasht çdo procedure, pa mbikqyrje, pa informim dhe pa përcjellje të policis!
Ato n’fakt nuk jan as material sensitiv dhe për KQZ, janë të pa përdorshme!

Ilir Gashi