09:28 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Anëtari i kryesisë së Nismës, VV-së: “Këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila dënoi gjuajtjen me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ai tha se po e çuditë postimi i Nagavcit e cila tha se të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar, shkruan Indeksonline.

Më tutje Hoxha shtoi se i vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente.

Postimi i plotë:

Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar: “Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”.
Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni./Indeksonline/