11:18 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Anëtari i kryesisë së PDK-së, paralajmëron padi për shpifje ndaj partisë së Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka paralajmëruar padi për shpifje për anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjoshi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për deklarimet e tyre do të ballafaqohen me të në gjykatë.

“Babën tim e njohin të gjithë Drenica. Që nga vitet 80-të ka qenë pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe më pastaj një nga drejtuesit e UÇK-së që nga dita e parë. Albin K. nuk mund të fshihet pas degëve, të cilat për shpifjet që bëjnë do të ballafaqohemi në gjykatë. Kryetarit të Vetëvendosjes i paska djegur deklarata ime e djeshme dhe menjëherë paska aktivizuar shpifësit”, ka shkruar ai.

“Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin, Haki Abazin dhe as me Erzen Vraniqin. Në Drenicë janë peshuar me votë edhe baba im edhe dega e Albin K. Vetëm ai është votuar 2-3 herë më shumë se e gjithë partia e tij”, ka shkruar Gjoshi.