75 Mall Live Search
20:54 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / B XH

Anëtari i LDK-së del në fushatë për Zenun Elezajn në Klinë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kandidati për Kuvendin Komunal të Klinës, Elmi Zenunaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e AAK-së, Zenun Elezaj, në balotazhin për kryetar të Komunës së Klinës.

Megjithatë, Dega e LDK-së në Klinë nuk ka dalë ende me një vendim zyrtar nëse do ta mbështesë apo jo AAK-në dhe Zenun Elezajn në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Vendimi zyrtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa kjo mbështetje individuale e Zenunajt shihet si sinjal i mundshëm për një bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet dy subjekteve politike në nivel lokal.