07:43 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Anëtari i partisë Fjala e shan me nënë gazetarin, Xhema mbyllë emisionin

Avni Çakmaku nga Partia Fjala, ka eskaluar dhe ka fyer rëndë gazetarin e njohur Visar Duriqi mbrëmë në një debat televiziv.

Çakmaku e ka sharë me nënë dhe ofenduar gazetarin Duriqi në Kanal 10.


Moderatori i emisionit Xhemajl Rexha u detyruar ta mbyllë emisionin pas këtij ofendimi të ulët ndaj Duriqit.

Ndaj këtyre fyerjeve të Çakmakut ka reaguar Duriqi me anë të një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se është e pritshme që të shajë me nënë dikush si anëtari i partisë Fjala.

Duriqi ka shkruar se Çakmaku është një person totalisht i padijshëm, që nuk di asgjë për fenë islame.

Kur Visar Duriqi i thotë Çakmakut “Pse po rren”, ky i fundit e shanë Duriqin duke i thënë “Po ta lufsha nanën…”