12:40 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Anëtari i PDK-së në Prizren dy herë kërkoi leje për qarkullim nga komuna dhe s’mori përgjigje

Anëtari i PDK-së, njëherit koordinatori dhe administratori i kësaj partie në Prizren, Jeton Bytyçi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ka dërguar dy kërkesa për leje qarkullim në adresë të komunës dhe që ende s’ka marrë përgjigje, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, e-mailat ai i ka nisur me datë 24 prill dhe 2 maj, derisa thotë se që këto janë hakmarrje ndaj opozitës, duke ia hedhur fajin kryetarit Mytaher Haskuka dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu.

Ky është postimi i plotë i Bytyçit:

Të nderuar miq: po i’u dëshmoj përmes këtyre 2 fotove, se deri ku janë në gjendje të shkojnë, zyrtarët idhnak lokal nga VV.

Sqarim: me datën 24 prill 2020, kam bërë kërkesë për leje qarkullimi, ku as pas tentimit të dytë me 2 maj 2020 përmes e-mailit, dhe as tash e mbi 1 muaj, akoma nuk kam marr përgjigje rreth kërkesës sime. Krejt kjo të len me dyshu, se përgjegjësit kryesor në këtë qeverisje, janë aq të lig, sa që edhe në kohë pandemie të hakmirren politikisht, duke tentuar cenimin e lëvizjes së lirë qytetare, e cila është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilët po këta, e shkelën disa herë radhazi.

Barra për krejt këto veprime bie mbi: “Kryetarin” e Komunës Mytaher Haskukën dhe Drejtorin e Shëndetësisë Visar Shehun, të cilët duhet të japin llogari, për këto veprime jo institucionale.

Kjo formë e ultë, tregon se këta pushtetarë, janë hakmarrës ndaj opozitës dhe favorizues ndaj atyre me libreza të kuqe.

Edhe Ministrat e VV-së, dyshohet se njëjtë dhe selektiv, kanë vepruar edhe në qendrën e studentëve në Prishtinë, që i kanë liruar nga karantina aktivistët e tyre, pa asnjë procedurë, kriter i vetëm ishte: të kishin libreza të VV-së.