Anëtari i SBASHK-ut: Greva nuk është ndërprerë, për këtë vendos Këshilli
Anëtari i Kryesisë së SBASHK-ut, Bardh Bardhi ka thënë se për ndërprerjen apo vazhdimin e grevës vendos Këshillli Drejtues.
Sipas tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj nuk mund të vendos vet për grevën, por është Këshilli Drejtues që merr vendimin nëse do të fillojë mësimi të hënën.
“Nuk është ndërprere greva, ende po vazhdon. Këshilli Drejtues është ai që vendos nëse do të ndërprerhet greva. Pavarësisht që kryetari Rrahmani është takuar më përfaqësuesit shtetëror dhe po thuhet se është arritë marrëveshje, një gjë të tillë e vendos Këshilli. Ai duhet me ardh ktu, me mbledh këshillin drejtues e pastaj me vendos. Nëse nuk është ofertë e favorshme, Këshilli nuk pranon dhe greva vazhdon. Por, njëherë jemi në grevë”, ka thënë ai për Indeksonline.
Ndërsa, kryetari i SBASHKu-t, pas takimit të përbashkët me kryetarin Kadri Veselin e kryeministrin Ramush Haradinaj ka thënë janë afër arritjes së marrëveshjes.
“Marrëveshja është afër për çfarë kemi kërkuar. Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën”, tha Jasharaj./Indeksonline/