75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Anëtari serb në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinën: Unë nuk do të lejoj që Kosova të hap zyre në Sarajevë

Kërkesa e deputetës së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje për të hapur një zyre ndërlidhës në Sarajevë, nuk ka marrë mbështetje nga anëtari serb i Presidencës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millarad Dodik.

Në një prononcim për “Nezavisne novine e Banja Luka”, Dodik ka thënë se do ta refuzoj këtë propozim, transmeton Indeksonline.

“Nëse BeH merr një propozim për të hapur një zyre ndërlidhës të Kosovës në Sarajevë, unë do ta refuzoj atë”, u shprehë ai. /Indeksonline/