23:53 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Anëtarja e AAK-së: Rreth votës për qeverinë Kurti do të vendosim pas certifikimit të rezultateve

Për votën ndaj qeverisë Kurti, nga partia e Ramush Haradinajt po deklarojnë se do të vendosin pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Kështu po pohon anëtarja e kësaj partie Time Kadrija.

Ajo ka thënë se rezultati që mori partia e saj nuk është i kënaqshëm, por se pranimi i tij edhe nga partitë tjera është pozitive për demokracinë e Kosovës.

“AAK-ja në raport me partitë tjera e ka ruajtur njëfarë kontinuiteti dhe ka arritur t’i ketë tetë deputetë”.

Kadriaj ka njoftuar se vendimet e reja do të merren në AAK pasi të certifikohen rezultatet, përfshirë këtu edhe nëse do të japin votën për Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin presidente.

“Ne mundemi me pasë qëndrime kundër, por deputetët veprojnë në bazë të asaj që vendos Kryesia dhe strukturat e partisë. Të gjitha vendimet e AAK-së nëse do të qëndrojë në sallë kur zgjedhet presidenti apo votohet qeveria, varet prej vendimit që merr kryesia e partisë. Do të ketë takime dhe do të diskutohen të gjitha çështjet. Ne të gjithë deputetët veprojmë konform vendimeve që merr Këshilli Drejtues”.