14:11 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Anëtarja e komisionit zgjedhor filmohet duke vjedhur vota, zbret nga shkallët me çantën plot

Një anëtare e komisionit zgjedhor nga qendra e votimit në Minsk u filmua duke zbritur një shkallë nga dritarja e katit të dytë me një qese që supozohet të përmbajë fletëvotime.

Opozita Bjelloruse pretendon se çanta përmban fletëvotime me emrin Svetlana Tikhanovska, një rivale e presidentit aktual të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.

Lukashenko shpalli fitoren me rreth 80 vota të dyshuara të fituara, ndërsa opozita pretendon se votimi ishte i rremë, dhe regjistrimet si kjo mund të ishin prova e pretendimeve të tyre./Indeksonline/