75 Mall Live Search
23:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Anfield si “karantinë”, Atletico Madrid si Koronavirus për Liverpoolin

Atletico Madrid ka heshtur  Anfieldin dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Simeones ka fituar kundër Liverpoolin me rezultat32-2 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8 dhe ka siguruar çerekfinalen falë fitores në ndeshjen e parë në Madrid.

Në kohën e rregullt, Liverpooli ishte fitues me një gol të shënuar nga Ëijnaldum në minutën e 43-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ky gol e dërgoi ndeshjen në vazhdime pasi që shifrat mbetën të barabarta.

Me të filluar shtesa, Firmino realizoi edhe një gol që do ta kishte kualifikuar Liverpoolin.

Por kundërpërgjigja e Simeones erdhi shumë shpejtë, ku arriti të shënoj golin e parë menjëherë pas tre minutash. Realizator i këtij goli ishte Llorente.

I njejti shënoi edhe golin e dytë dhe të barazimit për Atletico Madridin në minutën e fundit të shtesës së parë.

Golin e tretë për Atleticon e shënoi Morata në minutën e 120-të të ndeshjes.

Kështu kampionët në fuqi eliminohen që në rundin e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/