Ange Postecoglou në telashe, pronari i klubit mbrëmë ishte tejet nervoz me humbjen

Skuadra e Nottingham Forest ka pësuar humbje mbrëmë në UEFA Europa League ndaj Midtjyllandit me shifrat 2:3.
Kamerat vazhdimisht kapnin pronarin grek të klubit anglez, Evangelos Marinakis, shkruan Indeksonline
Ai shihej tejet nervoz me humbjen e klubit të tij dhe aspak i kënaqur me paraqitjen.
Trajneri i ri, Agne Postecoglou duket se nuk i ka punët mirë – pasi në gjashtë ndeshjet e tij të para në stolin e klubit të Forest ka pësuar katër humbje dhe ka barazuar në dy ndeshje.
Postecoglou e zuri vendin e të shkarkuarit, Nuno Santos./Indeksonline/
