17:29 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Angela Martini flet për akuzat ndaj bashkëshortit të saj

Modelja e njohur Angela Martini i është përgjigjur lajmeve të shpërndara në disa media se bashkëshorti i saj Drago Svulescu është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani.

Ajo u pyet nga Marina Vjollca në emisionin ‘Klanifornia’ lidhur me këto akuza, por mohoi kategorisht çdo gjë.

‘Jo. Derisa jam unë gjallë, jo’, deklaroi Angela Martini.

Svulescu u përfol se ishte i përfshirë në një grup kriminal i cili mund ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro për disa prona në Constatta dhe Mamaia të Rumanisë.