11:53 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Angela Martini kthehet në Shqipëri, për promovimin e librit të ri

Angela Martini përveç si një nga modelet më të suksesshme shqiptare, tashmë ka botuar edhe librin personal të saj.

Modelja shqiptaro-amerikane për të promovuar librin e saj të ri është rikthyer në vendlindjen e saj, Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Libri i saj i parë autobiografik mban titullin: “Dashuri, shpresë, dritë” dhe do të promovohet në panairin e librit në Tiranë më 13, 14  dhe 15 nëntor.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet modelja përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Kapitulli im i parë i jetës lindi këtu në Shqipëri. Nuk ka vend më të mirë në botë do të preferoja të filloja turneun tim në libër sesa të kthehesha në shtëpi me ju! Do të firmos libra në panairin e librave në Tiranë, Botimet Dudaj qëndroj në 13-15 nëntor. Shpresoj të ju shoh të gjithë atje! * Libri im do të jetë gjithashtu në dispozicion në Amazon më 3 Dhjetor”, ka shkruar Angela.