10:05 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / V R

Angela Martini merr surprizën më të bukur nga bashkëshorti, një dëshmi dashurie

Modelja shqiptare, Angela Martini po shijon një dashuri si në përralla me bashkëshortin e saj.

Së fundi modelja seksi ka marrë surprizën më të bukur nga ai, që me siguri do ta dëshironte çdo vajzë.

Ajo përmes një video ka treguar se është zgjuar me shtëpinë e mbuluar nga trëndafila të kuq dhe e gjithë kjo ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos në pusullë për Angelan.

Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar dhe se mendon pas gjithë kësaj se ai e do shumë.

U zgjova kështu këtë mëngjes dhe wow mendoj se ai më do”, shkroi modelja në mbishkrimin e videos./Indeksonline/