75 Mall Live Search
07:08 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Angela Martini përfundon në spital

Dita e djeshme nuk ka qenë aspak relaksuese për Angela Martinin.

Modelja e njohur duket të jetë përballur me probleme shëndetësore dhe këtë e zbuloi vet përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka ndarë një foto në InstaStory ku duket në shtratin e një spitali, duke marrë serum, ndërsa bashkangjitur shkruan “Saturday vibes”, duke mos dhënë detaje më tepër rreth gjendjes shëndetësore.

Postimi i saj ka shqetësuar jo pak miqtë e ndjekësit, teksa i urojmë Angela-s shërim të shpejtë dhe të rikthehet pranë familjes.