75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Angela Martini takohet me ambasadoren e Shqipërisë në Itali

Një nga modelet më të suksesshme shqiptare në botë është padyshim, Angelaq Martini.

Super modelja ndonëse ka kohë që ka lënë anash modelimin ajo mbete një nga figurat më të komentuara në mediat rozë dhe kjo kryesisht për bukurinë e saj natyrale, linjat seksi dhe jetën luksoze që bën, shkruan Indeksonline.

Këtë herë modelja ka treguar se ndodhet në Itali dhe atje është pritur në takim nga ambasadorja shqiptare, Anila Bitri.

Modelja u shpreh se ndihet r frymëzuar nga puna e ambasadores për Shqipërinë.

“Mbresëlënëse dhe frymëzuese puna dhe angazhimi i Ambasadores Anila Bitri në të mirë të Shqipërisë. Privilegj koha e vlefshme që shpenzuam duke biseduar për Shqipërinë që ka me qindra-mijëra zemra në çdo kontinent. Kudo të jemi, sytë do t’i kthejmë gjithnjë nga Shqipëria”, ka shkruar Martini./Indeksonline/