75 Mall Live Search
19:23 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Angela Martini viziton Durrësin: Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin

Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës me 26 nëntor.

Njerëz të shumtë u solidarizuar për tu dalur në ndihmë të prekurve nga ky tërmet, e në mesin e tyre edhe disa prej emrat publik, shkruan Indeksonline.

 Ndihma nuk kanë munguar as nga modelja shqiptare, Angela Martini, e cila përveç atyre financiare së fundi ka vizituar edhe personalisht qytetin e Durrësit ku edhe ishte epiqendra e këtij tërmeti

“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja… Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, ka shkuar Angela sipër fotografive./Indeksonline/