75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Angela Martinit reagon para ekstradimit të bashkëshortit në Rumani

Angela Martinit ka reaguar në rrjetet sociale para ekstradimit të burrit të saj në Rumani.

Bashkëshorti i modeles, Dragos Savulescu është dorëzuar së fundi në autoritet italiane për t’u ekstraduar në vendlindjen e tij, Rumani.

Ndërsa, modelja shqiptare ka publikuar disa postimi në Instagram duke mbështetur bashkëshortin e saj, në të cila ka thënë drejtësia do të fitojë.

‘E vërteta, drejtësia dhe dashuria e vërtetë gjithmonë fitojnë’, ka shkruar Angela.

Biznesmeni rumun sipas urdhër arrestit duhet të vuajë dënimin prej 5 vitesh burgim pasi dyshohet për një tjetërsimi të pronave që ka shkaktuar dëm miliona euro.